Zafir Berisha i përgjigjet ofertës së LDK-së e VV-së: Unë jam ende në garë

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka folur rreth ofertës që i është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Vetëvendosja, që t’u bashkohet atyre në rast të eliminimit nga gara për shkak të vendimit të KQZ-së.

Berisha tha se ai e llogarit veten ende në garë.

“Unë e llogaris vetën ende në garë, sa bëra ankesë në PZAP, rreth vendimit politik të KQZ-së, dhe i ndikuar nga Klani Pronto”, u shpreh Berisha.

Ai tregoi më tej për hapat që do t’i marrë pas vendimit të KQZ-së.

“Kur t’i shtjerri të gjitha mundësitë ligjore, do të filloj të mendoj për planin B”, tha ai për Gazetën Blic.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, KQZ ka marrë vendim që t’i decertifoj disa kandidatë për kryetar komune dhe disa asamblist, ndër ta edhe deputeti Berisha.

Berisha ka një dënim prej 140 euro për shkak të kyçjes në energjinë elektrike në mënyrë ilegale.