ZYRTARE: Zekirija Ramadani largohet nga Trepça ’89

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani, e ka konfirmuar largimin nga skuadra e tij pas humbjes nga Vllaznia e Pozheranit.

Ai e bëri një gjë të tillë të ditur menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, deklaroi Ramadani për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Vllaznia doli të ketë më shumë përvojë se ne sot. Skuadra u angazhua, por nuk ishte në nivelin e duhur”.

“Transferimet kanë dëshpëruar. Nuk janë në nivelin e duhur”, përfundoi ai.

Shpërndaje.