​ Aksion simbolik nga aktivisët e partive opozitare (FOTO)

Aktivistët e partive opozitare VV-AAK-NISMA janë duke kryer një aksion simbolik kundër dhunë që sipas tyre po e ushtron policia ndaj deputetëve. Ata në duart e tyre kanë mbajtur pankarta si “S’ka dhunë që na ndalë”, “Liri deputetëve, poshtë diktaturës”.

Të rinjtë nga partitë opozitarë kanë marshuar nga monumenti “New Born” në drejtim të stacionit policor. Njëri prej tyre i ka pasur duart e lidhura, duke simbolizuar arrestimin e deputetëve.

1

Më t’u afruar te stacioni policor, policia është barikaduar, raporton Express.

Diellza Hoti nga AAK ka thënë se veprimet e opozitës nuk janë bërë nga qejfi, po për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Për të arrestimi i deputetëve është anti-kushtetues. Kurse për Endritin nga Nisma për Kosovës bastisja e një zyrë të një subjekti politik është e papranueshme.

Ndërsa Teuta Hoxha nga VV ka përsëritur kërkesat e opozitës: Tërheqja e marrëveshjeve, referendumi ose shkuara e vendit në zgjedhje.

2 3 4 5 6 7