Gjergj Dedaj përsëri kthehet në Qeveri. Edhe ketë herë ai emërohet si zëvendësministër. Kësaj radhe Dedajn Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa e ka rehatuar në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Vendimin për ketë emërim e ka marr qeveria Mustafa me datën 30 të muajit të kaluar.
Dedaj deri më tani ka mbajtur tri herë postin si zëvendësminister.
Ai më herët ka qenë zëvendësminister në Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale, e më pas edhe zëvendësministër i Transportit.
Kurse, së fundmi Deda ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës.
Dedaj nga ministria e Punës ishte shkarkuar për dyshime me korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.
Gjergj Dedaj, udhëheq edhe Partinë Liberale e Kosovës, të cilën, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).
Vlen të përmendet se Dedaj gjatë kohës sa ishte kryeministër Hashim Thaçi pati bërë akuza të mëdha ndaj ti. Po ashtu nuk patën munguar edhe lëvdatat ndjekësish, kur kishte thënë se Thaçi meriton edhe çmimin nobel.
Dedaj se fundmi pati thënë se është i vetmi që e din edhe datën e liberalizimit të vizave për Kosovë./Gazeta Express/.