​Ban Ki Moon kundër qëndrimit të Donald Trump për myslimanët

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Bak Ki Moon kundërshton qëndrimin e Donald Trump që myslimanëve t’u ndalohet hyrja në SHBA.

Zëdhënësi i tij Farhan Haq tha se Ban në mënyrë të përsëritur është shperru kundër të gjitha formave të ksenofobisë dhe deklaratave ndaj refugjatëve, racore ose grupeve fetare, e cila gjithsesi se vlen edhe për këtë rast”, ka thënë Haq, transmeton AP.

“ Ne nuk besojmë se çfarëdo lloj I retorikës që mbështet islamofobinë, ksenofobinë, urrejtjen ndaj një grupi, duhet ta ndjekë dikush”, ka thënë Haq.

Shtëpia e Bardhë sot u ka bërë thirrje republikanëve që të hedhin poshtë kandidaturën e Donald Trump pas deklaratës që ka dhënë për myslimanët.

Ndryshe pretedenti për kandidat për president nga radhët e republikanëve në SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë kritikat se qëndrimi I tij për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në Amerikë është jo amerikan duke porositur se SHBA-të tani janë veç në luftë.