​Çfarë po ndodh me Kovaçiçin?

Mateo Kovaçiç nuk po arrin të gjëjë hapësirë në formacionin e Rafa Benitezit

Kovaçiç debutoi në përballjen me Sportin Gijonin, ishte titullar në fitoren e vështirë në San Mames, më pas luajti startues ndaj Malmos dhe Levantes, por që nga lëndimi para ndeshjes me PSG’në me 21 tetor, mesfushori kroat ka luajtur vetëm 9 minuta.

Madje Kovacic ishte i gatshëm edhe për ndeshjen ndaj Barcelonës, por trajneri Rafa Benitez nuk e inkuadroi në lojë edhe përkundër se kishte në dispozicion edhe një zëvendësim, ai nuk e shfrytëzoi këtë.

Situata e tij është e çuditshme sepse para lëndimit luante vazhdimisht, Benitez nuk po i beson kroatit, me të drejtë apo pa të drejt, mbetet të shihet pasi tashmë mediat spanjolle janë vërshuar në drejtim të trajneri spanjoll duke e kritikuar për shumë gjëra tani edhe për rastin e Kovacicit.