​Çka është ky “përbindësh” në Kinë? (Foto)

Një turist kinez ka fotografuar diçka që ai e quan “përbindësh” të fshehur në një luginë në Huairoi, në veri të Pekinit.

Turisti anonim ishte në kamping me miq në këtë regjion, jo larg Murit Kinez, kur e pa “krijesën”.

“Eca tutje për të urinuar dhe befasisht e pashë përbindëshin. Realizova disa fotografi dhe tani jam i tmerruar”, tha ai.

Por një komentator online e ka pasur përgjigjen.

Tha se ai dhe miqtë e tij ishin atje për të xhiruar një film dhe se ishte ai që ishte fotografuar në luginë.