​Dacic: Serbia e përkushtuar në dialogun me Prishtinën

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, në të cilin po diskutohet raporti tremujor për Kosovë, ka thënë se Serbia është e përkushtuar që të vazhdoj dialogun me Prishtinës me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ky dialog është për të mirën e rajonit.

Dacic po ashtu ka thënë se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese ndaj marrëveshjes së Asociacionit është i paprecedent.

“Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese ndaj këtij asociacioni është i paprecedent dhe anashkalim i marrëveshjes së Brukselit. Kjo është bërë menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, është dërguar në Gjykatë Kushtetuese pas miratimit të MSA’së….Kosova nuk po i zbaton dy zotimet e veta. Do të thotë krijimin e Gjykatës Speciale dhe përkushtimin e saj për zbatimin e marrëveshjeve….”, ka thënë Dacic, transmeton “Zëri”.

Ai po ashtu tha se Serbia është e përkushtuar në dialog në mënyrë që siç u shpreh Dacic, ky dialog të sjell paqe në rajon.

“Serbia është plotësisht e përkushtuar në dialogun me Prishtinën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje janë tejet të rëndësishme për stabilitetin në rajon. Me këtë qëllim, ky dialog ka dëshmuar për stabilitet dhe kompromise në rajon”, ka thënë Dacic.