​Deda: Pozita dhe opozita do të pajtohen patjetër (Video)

Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda thotë se pozita dhe opozita një ditë patjetër do të merren vesh.

Ai thotë se është vetëm çështje kohe se kur do të ndodhë kjo.

Në emisionin “Click” të RTV 21, Deda tha se është absurde që të mos flasin njerëzit e një vendi për çështje të rëndësishme.

“Në fund të fundit, u morëm s’u morëm vesh, një ditë kanë me u marrë vesh. Gjithkush do t’i pyes çka keni pritë deri tash? Kjo është një lloj inercioni i politikës së Kosovës ku pritet gjatë. Është absurde që nuk ulen njerëzit e Kosovës të bisedojnë me njëri tjetrin e ulen me Vucicin e Dacicin. Nuk ka arsye se pse ti nuk takohesh me njerëzit e vendit tënd”, ka thënë Deda.

Ai ka folur edhe për planin që ka ofruar bashkë me deputeten Vjosa Osmani.