​Dedaj i gëzohet postit, shanë të gjithë që ia përmendën keqpërdorimet

Gjergj Dedaj, i sapo emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal i është gëzuar shumë këtij posti. Ndërkohë ka sharë ata që i përmenden keqpërdorimet kur ishte shkarkuar nga Ministria e Punës, ku ishte zëvendësministër, për dyshime me korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

“Populli thotë: “Qente lehin e karvani ecën”! Okupatoret e ndryshëm, vertete kan ikur kokeulur nga Kosova, por mos te harrojmë se pas tyre kane lene klushet e tyre, zagare te zhugavt e me zgjebe qe jo rralle here strehohen ne pjese te mediave, prej ku si nga koliba e qenve lehin nga dëshpërimi! Liberalet ecin tutje drejte integrimit ne BE, NATO, OKB, OSBE, UNESVO dhe kudo ne boten e qytetruar demokratike. Gezuar!”, shkruan Dedaj në Facebook.

Dedaj deri më tani ka mbajtur tri herë postin si zëvendësministër.