​Ekzekutim në një restorant, vritet një i sapo dalë nga burgu

Sipas të dhënave fillestare, viktimë ka mbetur shtetasi Enton Nikaj kurse i plagosur Ismet Gaxheri, pronar i restorantit, i cili është dërguar me urgjencë për mjekim drejt spitalit. Po ashtu theksohet se autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Me datë 11.11.2015, në zonë e Dajtit, fshati Linëz, në një restorant janë dëgjuar krisma armë zjarri. Menjëherë ka mbërritur Policia e cila ka konstatuar një person me iniciale E.M i cili kishte ndërruar jetë dhe një tjetër i plagosur i cili është dërguar për marrjen e ndihmës se parë në Spital. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të skenarit te vrasjes dhe kapjen e autorit”,- citon në njoftimin për shtyp policia.

Shkak dyshohet se është bërë një sherr banal që nisi në restorant kurse arma është shkrehur në parking, jashtë tij. Policia po merr në pyetje stafin dhe klientët për të zbardhur më tej krimin. Sipas burimeve zyrtare mësohet se viktima dhe autori tashmë i identifikuar nga Policia, kanë shkëmbyer fjalë të ashpra tek parkingu i lokalit. E në gjaknxehtësi e sipër, autori ka nxjerrë armën dhe e ka shkrepur mbi viktimën Enton Nikaj. Kurse pronari i restorantit, gjatë përleshjes me agresorin është goditur me sende te forta.

Mësohet se autori dhe i plagosuri janë persona me precedentë të mëparshëm penale. Sipas burimeve, Enton Nikaj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe akuzohej për tentativë vrasje. Blutë janë vënë në ndjekje të autorit megjithatë ende nuk ka një person të kapur, përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen në lokalin në Dajt./bw/