​Nesër vendimi për ish-Ministrat Astrit Haraqia e Valton Beqiri

Plotë 3 vite pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë konfirmoi aktakuzën kundër dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraçia dhe Valton Beqiri, për shpërdorim të detyrës zyrtare apo autorizimit, nesër pritet të marr fund gjykimi ndaj tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë nesër do të jep verdiktin e saj në rastin e Dy ish- ministrave të kulturë, si dhe ndaj Armond Morinës dhe Nehat Fejzës.

Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë.

Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë./ Express