​Ofertë faraonike nga Kina për Touren

Skuadra kineze Shanghai SIPG, është e interesuar për mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Toure.

Siç raportojnë mediat në Angli, Shanghai SIPG, i ka ofruar Toures, një kontratë trevjeçare, prej 33 milionë eurove, vetëm për ta transferuar atë në skuadrën që drejtohet nga Sven-Goran Eriksson.

Tabolidi ‘The Sun’, jep detaje shtesë rreth kësaj oferte ku futbollisti do të përfitonte 410 mijë euro në javë, ose 11 milionë në vit, transmeton KosovaPress.

Gjithsesi nëse Shanghai dëshiron që ta transferojë Touren në Kinë, duhet të presë deri në afatin kalimtar të verës, pasi që City nuk e lëshon futbollistin të largohet më herët.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, është pjesë e Citizens që nga viti 2010, kur është transferuar nga Barcelona dhe deri më tani ka realizuar 50 gola në 176 paraqitje me skuadrën angleze./kosovapress