​Opozita nuk e pranon planin Deda-Osmani

Plani pesë pikësh i Vjosa Osmanit dhe Ilir Dedës, bëri Ramush Haradinajn të luaj me përgjigje diplomatike duke thënë se “i ftoj të vinë në manifestimin e 28 Nëntorit”. Ai më pas tha se plani është i pamjaftueshëm për opozitën, duke potencuar se caku i tyre është anulimi i marrëveshjeve.

Haradinaj përsëriti qëndrimin e tyre që nuk dëshirojnë pushtetin me anë të këtyre veprimeve, transmeton Koha.net.

Ndërsa Visar Ymeri tha se planet e opozitës dhe qeverisë janë diametralisht të ndryshme. Për Ymerin çfarëdo bisedimi me Thaçin dhe Mustafën është e kot, sepse ata po thonë se do të zbatohen.

“Nëse 10 minuta para seancës, anulohen marrëveshjet, ne marrim pjesë qetë në seancë”, tha Ymeri. /GazetaExpress