​Pamje nga sulmi në Amerikë, ku dyshohet për 20 viktima (Foto/ Video)

Këto janë disa nga fotografitë dhe pamjet që janë publikuar në mediat ndërkombëtare për sulmin në Kaliforni.

BBC raporton për 20 viktima derisa media të tjera flasin për 12 viktima.

Asnjëra statistikë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kalifornisë, shkruan BBC.
Raportet nga Kalifornia tregojnë se policia është në kërkim të tre personavë që dyshohet se janë autor të një sulmi, si pasojë e të cilit deri tani flitet për të paktën 20 viktima.

Fox 11 ka raportuar se policia e San Bernardinos po kërkon tre persona të cilët janë të veshur me veshje që u ngjajnë rrobave ushtarake. Sipas informatave të para që i transmetojnë mediat ndërkombëtare, vetëm njëri nga tre të dyshuarit ka shtënë në masë.

Edhe ekipet e “SËAT” janë thirrur për të intervenuar në vendin e ngjarjes, sipas Los Angeles News.

Helikopterët kanë asitsuat për evakuimin e viktimave, ka shkruar në Tëitter gazetari i LA Neës, Doug Sanders.

Sulmi ndodhi në momentin kur në Shtëpinë e Bardhë po jepej një konferncë shtypi.

Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnes, ka thënë se ai nuk kishte njohur për sulmin, derisa është pyetur gjatë konferencës nga gazetarët./Express/

2 3 4 5