​Rama: FSK’ja ka shënuar arritje të mëdha

Gjenerllejtnant Rrahman Rama ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm.

Ai ka thënë për ‘Epokën e Re’ se deri më tani FSK’ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të veprimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Rama ka treguar se FSK’ja do të jetë e gatshme në çdo rast për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Duke folur për 27 nëntorin, Ditën e FSK’së, ai ka thënë se të premten të gjitha kazermat në Kosovë do të jenë të hapura për qytetarët, kurse manifestimi kryesor i Ditës së FSK’së do të mbahet në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.