​Rrënimet e Komunës së Prishtinës janë shndërruar në deponi bërlloku

Komuna e Prishtinës në qershor të këtij vitit kishin ndërmarrë aksion për rrënimin e një shtëpie në lagjen “Tophane”. Mirëpo, ata nuk janë përkujdesur që mbeturinat në këtë lagje të largohen. Tani aty është shndërruar deponi e mbeturinave.

Për këtë janë ankuar edhe banorët e kësaj lagjeje, raporton Gazeta Express. Të njëjtin shqetësim e kanë paraqitur edhe në komunë. Por e kotë. Asnjë veprim nga ana e institucioneve nuk është ndërmarrë.

Ata thonë për Express se shumë herë kanë marrë iniciativë duke i larguar mbeturinat e mbledhura.

Përveç kësaj banorët kanë shprehur shqetësim se në këtë pjesë tani ka edhe qenë endacak që është një rrezik për këtë lagje.

Express ka provuar të marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, por ata nuk i janë përgjigjur.

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, më 15 qershor, në kuadër të aksionit për parandalimin dhe rrënimin e objekteve që janë ndërtuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, ka marrë aksion për rrënimin e ndërtimit ilegal, në lagjen “Tophane” ku është evidentuar tejkalimi i lejes së dhënë në një ndërtesë shumëkatëshe./Gazeta Express/

tophane tophane2