​Shpërthen dhuna në Poloni, në 97 vjetorin e pavarësisë

Dl,isa mijëra aktivistë të lëvizjes së djathtë kanë marrë pjesë në marshin e organizuar në përvjetorin e pavarësisë së Polonisë. Tubimi i tyre filloi në kryeqytetin e Varshavës, ku më pas disa folës iu drejtuan turmës për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj pranimit të emigrantëve në Poloni.

“Polonia për Polakët. Polakët për Poloninë”, ishte slogani që turmat thërriste.

Kjo bëri që protestuesit të ndeshen me policinë, duke përdorur dhunën, shkruan Euronews.

Ngjarja kryesore u zhvillua në sheshin Pilsudski me mbikëqyrjen e presidentit Andrzej Duda për paradën ushtarake për të shënuar fundin e Rusisë, Prusisë dhe ndarjen e trojeve polake nga Austria, 97 vite më parë. /GazetaExpress/