Selvete Gërxhaliu Krasniqi, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese që u zgjodh dje në seancën e Kuvendit të Kosovës nga votat e deputetëve, po del të jetë e përfshirë në politikë.
Ajo zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit në Kosovë, shkruan Express.
Selvetja mblodhi gjithsej 1,854 vota që nuk mjaftuan për të qenë deputete. Por këtë herë ajo arriti që ti marrë votat për gjykatëse. /express