​Sulm në qendër të Parisit (Foto)

Një person ka hapur zjarr në një restorant në qendër të Parisit, duke lënë të vrarë disa persona, raportojnë mediet franceze.

Sulmi ka ndodhur në restorantin “Cambodge” në distriktin e 11 të kryeqytetit francez.

Dhjetëra njerëz raportohet se kanë vdekur, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Në një sulm tjetër – një shpërthim, raportohet se ka pasur synim një bar afër Stade de France.

Sonte është duke u zhvilluar miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në Paris.

BBC raporton se afër restorantit janë parë të shtrirë dhjetë njerëz, por nuk dihet nëse janë të vrarë apo të plagosur.

2e6c5afa00000578-3317776-machine-gun-fire-has-been-heard-in-central-paris-close-to-where-m-23-1447449377543 826197-parisfusilladeok ctua-6dwsaayvpd ctuba4zwiaalho4 ctujv8vwsaazx-w ctukskhwcaaokp0 ctuleeswuaeimsh