Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka udhëtuar urgjent për në Malin e Zi. Ishte raportuar se Thaçi do të do të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Por, ende asgjë zyrtare. Ndërkohë gjatë qëndrimit ai ka darkuar me disa qytetarë.
Në disa foto të dërguara në redaksinë e Gazetës Express shihet Hashim Thaçi se ka qëndruar në Tuz të Malit të Zi dhe ka darkuar me disa qytetarë.
Thaçi në Tuz të Malësisë ka darkuar me kryetarin e Shoqatës Atdhetare Malësia dhe ish-Ministrin e Pakicave në Mal të Zi, Luigj Luncaj.
Bashkë me Thaçin ISHTE edhe deputeti i PDK’së dhe ish- Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj./GazetaExpress/