​Ymeri: Pushteti i Mustafës e Thaçit po na copëton trojet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se sot janë mbledhur nga gjithë vendet e Kosovës për t’i thënë jo negociatave. Ai ka thënë se muaji nëntor është i shenjtë për të gjithë shqiptarët, por sipas tij nëntorit çdo herë kanë qenë të vështirë për shqiptarët. Ymeri ka thënë se pushteti i Isa Mustafës e Hashim Thaçit po i copëton trojet.

Ymeri ka thënë se Republika e Kosovës duhet të jetë republike e drejtësisë. Ai ka thënë se nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës dhe nuk do ta pranojnë as Zajednicën.

“Ky pushtet po përdor dhunën për të shtypur ata që janë kundër Zajednicës. Por ne jemi sot këtu në nëntorin e gjallë, e pushteti sheh ëndërr në nëntorin e tyre të vdekur”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se nuk mund të pranohet Serbia tri kilometra larg Prishtinës, e as në Mitrovicë e në Gjilan.

“Nuk duam ta shohim as Malin e Zi në Pejë”, ka thënë Ymeri. “Sot jemi të bashkuar jo vetëm si opozitë, por edhe si komb”, ka thënë Ymeri.