10 arsyet që Liverpoolin e bëjnë kampion në Premierligë

Gazeta e famshme gjermane “Bild” ka filluar të mendoi se Liverpoolit me Jurgen Kloppin mund të jenë kampionët e rinjë të Premierligës. “Bild” ka përmendur 10 arsye që Liverpoolin mund ta bëjnë këtë edicion kampion.

1. Atmosfera. Në skuadrën e Klopp po ka atmosferë të madhe sa që secili lojtar thuhet se mezi e pret kohën që të jetë në stërvitje.

2.Rezultatet. Që nga koha kur ka ardhur Klopp, skuadra ka pësuar vetëm një humbje dhe ka arritur fitore të mëdha.

3.Besimi. Në skuadër lojtarët kanë marrë besim të madh dhe tek të gjithë vërehet formë e lartë.

4.Orari .Skuadra ka orarin më të përshtatshëm në ligë pasi që i ka kryer të gjitha ndeshjet e vështira në udhëtimet si mysafire. Në pjesën e dytë të edicionit i pret në “Anfield” të gjitha skuadrat pretendente për titull.

5.Sturridge. Rikthimi i Sturridge është lajmi më i madh në zhveshtoret e skuadrës. Sulmuesi anglez që në start të rikthimit ka shënuar 2 gola dhe ka ndihmuar skuadrën në fitoren ndaj Sauthampthon.

6.Skuadra me shumë lojtarë. Te Liverpooli ka konkurrenc të madhe sivjet pasi që në secilin pozicion ka lojtarë të denjë në zhveshtore.

7.Historia. Statistikat tregojnë se Liverpoolit kur ka hyrë në formë të lartë në këtë fazë garash, ata janë shpallur kampion në fund.

8.Konkurrentët. Rivalët e Liverpoolit nuk duken aq të denjë në fushë, sa duken në letër. Skuadrat që luftojnë për titull nuk janë të pamposhtura pasi që kanë lëshuar pikë të lehta.

9.Phelipe Coutinho. Magjiku brazilian ndoshta është lojtari më i mirë në Premierligë këtë edicion dhe se ka vendosur ndeshje të mëdha, siç ishte ajo në udhëtim te Chelsea.

10.Jurgen Klopp. Është njeri i trofeve dhe e din se si duhet menaxhuar situata kur është lufta për titull. E ka fituar me Bundesligën dhe ka disa kupa të çmuara të fituara në karrierë. /Indeksonline/