E përditshmja britanike, “Telegraph”, ka botuar një artikull ku tregon 10 qytetet më të vjetëra që kanë pasur kontinuitet ose vijueshmëri të banorëve.
Në listë ndodhen qytete kryesisht nga India, Lindja e Mesme dhe katër nga Ballkani.
Si shteti me numrin më të madh të qyteteve të vjetëra është Libani, ndërsa qyteti më i vjetër paraqitet Jericho në Palestinë, edhe pse në disa revista Damasku njihet si më i vjetri. /albeu.com/
10. Bejruti, Liban, 3000 p.e.s. Kryeqyteti i Libanit, i populluar nga krishterët dhe muslimanët është qyteti i dhjetë më antik në botë.
9.Gaziantep, Turqi, 3650 p.e.s., ndodhet në kufi me Sirinë, ndërsa tani i banuar nga kurdët. Nuk preferohet të vizitohet për shkak të rrezikshmërisë.
8. Plovdiv, Bulgari, 4000 p.e.s., edhe një qytet ballkanik. Ka luajtur rëndësi për thrakët, romakët, bizantinët, osmanët. Njihet për banjat e perandorisë osmane që mbrohen nga UNESCO.
7.Sidon, Liban, 4000 p.e.s., rreth 30 kilometra larg Bejrutit ndodhet edhe një qytet tjetër antik, po ashtu në Liban.Është themeluar nga fenikasit dhe sunduar nga Aleksandri në 333 p.e.s..
6.Fayum, Egjipt, 4000 p.e.s, ndodhur në jugperëndim të Kajros. Tani ka disa xhami dhe banja publike. Nuk preferohet të vizitohet.
5. Susa, Iran, 4200 p.e.s.,ka qenë qendër e asirianëve, persianëve akaemenidë, ndërsa sot ka popullësi prej 65,000 banorëve.
4. Damasku, Siri, 4300 p.e.s,, ndërsa sipas disa ekspertëve tjerë ka qenë e populluar prej 12.000 vite më parë. Kanalet e vjetëra të ndërtuara në antikë, akoma edhe sot janë të përdorshme, përvecc disa renovimeve të herëpashershme.
3. Aleppo, Siri, 4300 p.e.s, qyteti i ndodhur mes luftës së përgjakshme civile, thuajse tani krejtësisht i shkatërruar, është qyteti tjetër sirian i vjetër dhe me kontinuitet banimi. Ka qenë pushtuar nga kryqtarët, mongolët dhe më pas nga osmanët.
2.Byblos, Liban, 5000 p.e.s., qyteti më i vjetër libanez dhe ndër më të vjetërit në Botë. Themeluar nga fenikasit.
1.Jericho, Palestinë, 9000 p.e.s., dhe e fundit është qyteti afër lumit Jordan, Bregun Perëndimor, kontrolluar nga autoritetet palestineze. Sipas disa burimeve të Telegrapg, qyteti mund të ketë vijueshmëri banorësh prej më tepër se 20.000 vitesh. Përkundër kësaj, nuk preferohet të vizitohet.