10 telefonat më popullorë të javës

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë.Galaxy S6 vazhdon të kryesojë listën, edhe pse konkurrenca vazhdon të rritet. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Për herë të parë pas shumë javësh, listën e 10 telefonave më popullorë e hap një pajisje që nuk i përket kompanisë Samsung. Në vendin e parë në listën e kësaj jave gjejmë telefonin më të fundit të kompanisë kineze Xiaomi, Redmi Note 3. Pas tij vjen Galaxy J7, i cili ka për disa javë rresht që qëndron në vend të parë.

Pavarësisht disa ndryshimeve të vogla, lista mbizotërohet sërish nga telefonat inteligjentë të Samsung-ut. Kështu, në listë gjejmë disa pajisje të Samsung-ut, si Galaxy J7 në vend të dytë, Galaxy J5 në vend të tretë, Galaxy J2 në vend të pestë, Galaxy Grand Prime në vend të gjashtë, Galaxy S6 në vend të shtatë, Galaxy Note5 në vend të tetë dhe Galaxy A5 që mbyll listën e kësaj jave.

Nga 10 telefona në listë, vetëm tre prej tyre nuk i përkasin Samsung-ut. Kështu, përveç Xiaomi Redmi Note 2 që kryeson listën, është edhe paraardhësi i tij, Redmi Note 2, i cili i është bashkuar listës për herë të parë duke u renditur në vend të katërt. Një tjetër telefon inteligjent që nuk i përket Samsung-ut është Sony Xperia Z5, i cili edhe pse ka rënë disa pozicione më poshtë këtë javë, vazhdon të jetë pjesë e listës. /krokodili/

120
215
312
411