10 USHTRIMET QË DJEGIN ME SHUME KALORI SE VRAPI

Pamvaresisht te gjitha te mirave – djegies se kalorive, uljes se stresit – vrapi nuk eshte aktiviteti i preferuar per te gjithe, sidomos me hapat që po ben teknologjia dhe mjetet e shpejta te transportit mes vendeve te ndryshme.Nese ky person je ti, lajmi i mire eshte se te vrapuarit nuk eshte e vetmja metode efektive per te djegur kalori – nje person mesatar, kur vrapon me nje hap mesatar djeg rreth 10 kalori në minute.

Ka seanca stervitore, te cilat chartet e fitnessit renditen në vendet me te larta, perfshire ketu edhe keto 10 ushtrime djeges kalorish.

1. KETTLEBELL SWING

image

Ky ushtrim eshte perfekt per te djegur kalorite dhe te krijosh nje figure te bukur trupore. Ai me shpejtesi te rrit rrahjet e zemres per çdo perseritje shperthyese që beni. Perveç se punoni te gjithe muskujt e trupit, kettlebell swing ju jep forma te bukura vitheve dhe kofsheve tuaja.

2. BURPEES

image

Keto jane superefektive në uljen e perqindjes se dhjamit në trup. Në fakt, kerkimet e bera nga Kolegji Amerikan I Mjekesise Sportive zbuluan se nje mashkull që peshon 80kg mund te djege pothuajse 1.5 kalori per çdo burpee te bere. E keto te dhena shtohen me shume nese shton numrin e Burpees Brenda nje kohe te shkurter. Synoni per te pakten 10 Burpees në 60 sekonda.

3. KERCIM ME LITAR

image

Kercimi me litar jo vetem qe rrit rrahjet e zemres suaj per nje seance te fuqishme djegie kalorish, por permireson gjithashtu ekuilibrin dhe koordinim. Seanca te moderuara me kërcime në litar djegin rreth 13 kalori çdo minute.

4. LITARET E BETEJES (Battle ropes)

image

Keto litare speciale që perdoren per stervitje duket sikur jane çelesi I fitnesit. Ushtrimet me keto lloj litaresh, që jo me kot quhen litare beteje, arrijne te djegin mesatarisht 10.5 kalori në minute.

5. ECJA NË MALORE ME NGARKESE

image

Ju e dini se sa e veshtire behet ecja kur te duhet te ngjitesh në malore dhe behet akoma me e veshtire, kur mbi shpine ke edhe ngarkese. Kjo lloj stervitje eshte shume efektive, pasi e vetmja gje që ju duhet te beni eshte te mbushni nje çante me gure e t’i ngjiteni malores. Ju do te digjni deri në 415 kalori në ore, me nje ecje me hap normal.

6. KERCIMI

image

Pa diskutim, kercimi eshte argetim dhe gjithçka, por fakti që ne praktikisht po i “kercejme” kalorite e ben ate akoma edhe me te mire. Kercimi djeg deri në 443 kalori në ore, prandaj thuaj Po, herës tjeter kur miqte te te ftojne në club.

7. ALPINIZMI

image

Alpinizmi nuk eshte vetem nje stervitje argetuese dhe sfiduese që rrit adrenalinen, por teper efektive në rritjen e nivelit te fitnesit. Apinistet mund te djegin rreth 455 kalori në ore.

8. IN-LINE SKATING (patina me nje linje rrotash

Skaters compete in Roller Skating Speed

Edhe pse në pamje te parë duket e lehte dhe sigurisht që eshte shume argetuese, patinazhi me patina me rrota, gjithashtu eshte nje nga ato ushtrime që djegin nje numer te konsiderueshem kalorish dhe eshte nje alternative perfekte e vrapit.

9. ROWING (Vozitja)

image

Surprize! Edhe pse ju qendroni ulur nderkohe që vozisni, ju digjni rreth 682 kalori në ore. Kjo e ben rowing (vozitjen) nje nga ushtrimet me efektive, te cilin mund ta perfshini në rutinen tuaj stervitore. Çdo palester eshte e pajisur me makineri rowing, në pamundesi te vozitjes në natyre

10. BOKSI

image

Vishni dorezat dhe perballoni jastekun në boksit, pasi jo vetem do t’ju beje te dukeni me te forte, por do t’ju beje superfit brenda nje kohe te shkurter. Nje séance mesatare boksi djeg rreth 727 kalori në ore./(TAF).