10 vjeçarja surprizon familjen pas vdekjes

Vdiq nga kanceri në moshën 10 vjeçare, por para se të ndërronte jetë me kartën e kreditit të të atit, iu bëri dhurata gjithë pjesëtarëve të familjes.

Lily-Mae McKinstry nga Chelmsford në Essex të Anglisë, ndërroi jetë muajin e kaluar për shkak të një tumori në tru, por tashmë familja e saj në prag Krishtlindjesh po merr dhuratat e saj, për të cilat nuk kishin dijeni.

Një arush dhe një kostum si gjel për vëllanë, shami dhe disa bileta falenderimi, janë këto dhuratat e bëra për familjen.

“Lily e donte këtë periudhë të vitit. Na duket sikur e kemi në shtëpi”, thotë nëna e saj Vicki, e cila tregoi se me shërbimin postar po iu vinin në ditë të ndryshme, dhurata me emrin e vajzës së ndarë nga jeta.


Vogëlushja ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së rëndë, por pak para se të vdiste ajo shkroi një listë me dëshirat e saj dhe një testamet, ku ato pak gjëra që kishte ia linte nënës, babait dhe vëllait.