14 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

14 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 91 mostra të testuara, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërsa nuk është raportuar për të vdekur me COVID-19.

Në raportin 24 orësh, gjithashtu bëhet e ditur se 35 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërsa të raportuar janë dhe 13 qytetarë të hospitalizuar sipas njoftimit të IKSHPK-së.

Aktualisht në nivel vendi janë 134 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/

The post 14 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë appeared first on Gazeta Shneta.