22 viktimat në Mali, policia kërkon ndihmë për identifikimin e sulmuesve

Policia e Malit kërkon ndihmë për të identifikuar dy personat e armatosur që kryen sulmin e të premtes në një hotel në kryeqytetin Bamako, ku mbetën të vrarë 22 vetë.

Fotot e trupave të pajetë u publikuan në televizionin shtetëror, teksa policia kërkoi ndihmën e publikut për identifikimin e tyre.

Forcat speciale vendase në bashkëpunim me ato ndërkombëtare mësynë me forcë në hotelin “Radisson Blu” për të shpëtuar të gjithë klientët që ishin marrë peng.

Përgjegjësia e sulmit është marrë nga tre grupe të ndryshme ektremiste islamike.

Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar as numrin dhe as kombësinë e personave të armatosur që kryen aktin barbar.

Forcat policore po ekzaminojnë një valixhe me granata të gjetur në hollin e hotelit dhe ku besojnë se mund të gjejnë gjurmë që do ti çojnë drejt kriminelevë që kryen sulmin.

Ngjarja në hotelin “Radison Blu” erdhi një javë pas sulmeve të Parisit duke shtuar edhe më shumë bindjen nderkombëtare se kërcënimi terrorist tashmë është një çështje serioze dhe e rrezikshme.

Ngjarja dënua nga Presidenti francez François Hollande dhe ai amerikan Barak Obama.

Sulme të tilla nuk janë të rralla në Mali, ku në gusht të këtij viti persona të armatosur sulmuan një hotel në qendër të vendit, duke lënë 5 persona të vdekur./ Zeri