Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ndërhyrja ushtarake e forcave perëndimore për të shpëtuar popullin e Kosovës ishte njëri nga momentet më të lavdishme në historinë e njerëzimit.
Veseli, në 17 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave Serbe, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kosovarët do të jenë gjithmonë mirënjohës.
“Momentet më të lavdishme në historinë njerëzore, janë ato kur kauza e një populli për të qenë i lirë bëhet kauzë e të gjithë njerëzimit. 24 marsi i vitit 1999, është një moment i tillë”.
“Nderim të përhershëm të gjitha grave e burrave të Aleancës Veri-atlantike dhe qeverive demokratike gjithandej botës që përkrahën çlirimin e Kosovës”.