27 persona të vdekur nga akti terrorist në Mali

Të paktën 27 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Malit, në një sulm terrorist që goditi qytetin gjatë paradites të së premtes.

Një grup xhihadist kishte zënë peng 170 persona në hotelin “Radisson Blue Hotel” në qendër të kryeqytetit.

Forcat speciale të Malit kishin arritur të hyjnë në brendi të hotelit, ku edhe kanë zhvilluar operacionin e i kanë shpëtuar të gjitha pengjet, përpos 27 personave që u vranë nga terroristët. Shumica prej pengjeve e atyre që humbën jetën, ishin turistë.

tRUPAT

Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë grupi terrorist islamik Al-Qaeda, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Sipas zyrtarëve kompetentë, 12 kufoma ishin gjetur në podrumin e hotelit, ndërsa 15 trupa ishin gjetur në katin e dytë.

Trupaaaat

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, e ka dënuar sulmin në hotelin Radisson në Bamako të Malit duke e përshkruar atë si “një sulm terrorist të tmerrshëm”.

 

ban-ki-moon-600x380

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për qeverinë e Malit si dhe familjet që sot kanë humbur më të dashurit e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ban Ki – Moon, gjithashtu tregoi mbështetjen e plotë ndaj autoriteteve të Malit në luftën kundër grupeve terroriste dhe ekstremiste