30 ditë paraburgim për deputeten Kadaj-Bujupi

Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Seanca në Gjykatën Themelore ka zgjatur disa orë, por në fund është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi

Kjo për shkak se ajo ka përdor mjet të rrezikshëm dhe përsëritjen e gjuajtjes.

Lajmi është konfirmuar nga Arianit Koci për paraburgimin.

Koci kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit e ka cilësuar si jo ligjore sepse nuk është bërë ekspertiza për tymin në Parlament. /gazetaexpress/