300 mijë euro ndihmë FFK-së nga Ministria e Sportit

nistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës së sotme ka takuar nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e saj, Eroll Salihu me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e MKRS-së dhe Federatës për vitin 2016.

Përmes një komunikatë Zyra për informim e FFK-së ka njoftuar se ministri Shala u interesua për ecurinë e Memorandumit me FFK-në, meqë MKRS-ja parasheh që në vitin 2016 të nënshkruajë memorandum për tërë vitin.

Gjatë këtij viti MKRS-ja ka ndihmuar FFK-në me rreth 300 mijë euro, përveç ndihmave të tjera në infrastrukturë.

Në komunikatë thuhet se delegacioni i FFK-së e vlerësoi lartë praktikën e memorandumeve, sepse nëpërmjet tyre janë krijuar lehtësira për funksionim e federatave.

Ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit të FFK-së u bisedua veçmas procesi i anëtarësimit të FFK-së në UEFA.

Dy palët u dakorduan për nevojën e mobilizimit sa më të gjerë, ndërsa ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces tepër të rëndësishëm për futbollin e Kosovës./olle/

Ministria