5 menaxhuesit e skedarëve më të mirë për Android

Një nga karakteristikat më të mira të Android si një sistem operimi për celular është se mbështet menaxhuesit e skedarëve për të menaxhuar skedarët(doekumentet) që keni në pajisjen tuaj. Ndërsa disa telefona dhe tableta vijnë me menaxhues skedarësh të instaluar paraprakisht nga OEM, të tjerë mund të shkarkojn dhe instalojn menaxher të palës së tretë nga Play Store. Duke përdorur këto menaxhues skedarësh, ju mund të kopjoni, lëvizni dhe menaxhoni skedarët në të gjithë pajisjen dhe gjithashtu ti aksesoni këto skedar dhe me anë të desktop-it tuaj.

Këto menaxhues skedarësh gjithashtu ju lejojn për të kryer detyra komplekse si psh të ndryshoni prapashtesën e një dokumenti në pajisje. janë disa menaxhues skedarësh në dispozicion në Play Store, dhe kjo që po paraqesim ne është lista e 10 menaxherëve më të mirë të skedarëve për Android që ja vlen ti provoni.

1- ES File Explorer:
ES File Explorer ka qenë një nga menaxherët e skedarëve më të vjetër dhe ka qenë i përditësuar gjatë viteve me dizajn dhe tipare të reja. Është falas dhe ka shumë karakteristika të ndryshme një nga këta eështë dhe menaxhimi i skedarëve si brenda në pajisje ashtu dhe në rrjet. Mund t; menaxhoj skedarët tuaj ashtu siç ju bëni në desktop apo laptop duke përdorur Multiple Select (Përzgjedhjen e shumëfisht), Prit / Kopjo / Ngjit, Lëviz, Krijo, Fshij, Riemërto, Kërko, Ndaj, Dërgo, Fsheh, dhe Krijo një rrugë të shkurtër (Shortcut). Dhe të gjitha këto operacione mund të kryhen si në pajisje ashtu edhe në rrjet.

Gjithashtu aplikacioni vjen dhe me një version Pro ku do shihni veçori të tjera dhe mund të hiqni reklamat.

Es-File-Manager

2- Astro File Manager:
Astro File Manager është një tjetër menaxhues skedarësh i dobishëm dhe i fuqishëm i cili ju lejon të menaxhoni dokumentet që keni në pajisje dhe gjithashtu në cloud. Ky menaxhues vjen me shikim imazhet të ndërtuar brenda në aplikacion, cili hap imazhet, dokumentet të tipit PDF si dhe dokumentet me tekst të thjesht. Përveç kësaj, Astro përfshin në aplikacion veçori të ndryshme si, backup, app manager, download manager, task killer, networking, and SSH File Transfer (SFTP).

Aplikacioni gjithashtu vjen me mbështetje në disa gjuhë.

Astro-file-manager

3- Solid Explorer:
Solid Explorer është një nga menaxhuesit më të bukur i ndarë në dy panele të pavarur, i cili sjell tek ju një eskperiencë të re sa i përket shfletimit të skedarëve. Aplikacioni ka material dizajn dhe aftësi për të menaxhuar skedarët në cdo vendodhje, gjithashtu ju jep dhe opsione për ndryshime, si psh theme, ikona dhe skema ngjyrash.
Solid Explorer është një menaxhues i mirë në cloud sepse ju mundëson mbeshtetje të gjerë për ruajte të materialeve në cloud duke përfshirë Dropbox, Box, Google Drive, OneDrive, Mega dhe Owncloud.

solid-explorer

4- File Commander:
File Commander është një menaxhues skedarësh i kompletuar dhe ju lejon të menaxhoni çdo skedar në pajsijen tuaj Android me anë të një ndërfaqe të paster dhe intuitive. Versioni i fundit merr avantazh të plotë sa i përket mbështetjes në Android 6 Marshmallow. Gjithashtu mund të shihni dhe një opsion sigurie i cili ju lejon të fshihni dhe kriptoni skedarët nga përdorues të tjerë.

File-commander

5- Root Explorer:
Siç dhe emri tregon, Root Explorer është menaxhuesi përfundimtar për përdoruesit root. Akseson të gjithë skedarët e sistemit Android. Karakteristikat përfshijnë tab-e të shumëfishta, Google Drive, Box, Dropbox dhe mbështetje në rrjet (SMB), SQLite database viewer, Text Editor, krijo dhe esktrakto dosje zip ose tar/gzip, ekstrakto arkivet rar , selekti të shumëfisht, ekzekutim scriptesh, kërkim, leje, dërgim të dhënash (me anë të email, Bluetooth etj), APK binary XML viewer, krijim rrugësh të shkurtra(shortcut) si dhe mundësinë për të hapur dokumente të ndryshme me anë të opsionit “Open with…”.

root-explorer2 /techsot/