6 ndeshje, 30 gola, ky Bayern nuk është normal!

Bayern Munchen po i shkelë kundërshtarët edhe në Ligën e Kampionëve. Mjafton të shikosh statistikat në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Allianz Arena” për të parë se ky Bayern me të vërtetë nuk është normal.

6 ndeshje, 30 gola. Ky është bilanci i frikshëm i bavarezëve transmeton indeksonline.

Seria e “çmendur” nisi me fitoren 7-0 ndaj Shakhtar, më pas 6-1 ndaj Portos, 3-2 ndaj Barcelonës, 5-0 ndaj Dinamos, 5-1 ndaj Arsenalit dhe 4-0 mbrëmë ndaj Olimpiakosit. Ky përbën rekord të ri në garat evropiane.