Çdo ditë të jetës tonë u kemi atribuuar një lloj domethënie simboleve që gjenden kudo, por sot “Ndryshe” ju tregon se në të vërtetë shumë nga këto simbole nuk sinjifikojnë atë që ne besojmë!
6. Ichthys- peshku kristian
Përveç kryqit, simboli më i njohur i fesë kristiane është Ichthys! Por në të vërtetë, ky simbol e ka origjinën edhe më të lashtë në krahasim me kristianizmin: e besoni ose jo bëhet fjalë për një vaginë. Në fakt, para se të quhej kështu, ai njihej me emrin Vescica Piscis, apo më saktë si “Thika e Peshkut” por njihet në italisht edhe si “Bajamja” dhe ai përdorej si simbol i pjellorisë së çdo gruaje perëndeshë, si Venera, Afërdita, Artagatis, perëndesha siriane e fertilitetit apo edhe si Grande Madre, perëndesha e famshme pagane.
5. Zemra
Zemra është një nga simbolet më të përhapura në planet, që e gjejmë në të gjithë botën, në letrat e karameleve, te lodrat, te tatuazhet, kudo… pavarësisht përkatësisë kulturore. Askush nuk e ka vënë re se në të vërtetë forma e saj mund të duket gjithçka, përveçse një zemër. Çfarë fshihet atëherë pas këtij simboli? Një mënyrë kontraceptive e cila daton që në kohën romake. Atë mund ta gjejmë në fakt në monedhat e lashta romake: në monedhë paraqitej bima e Silphium, një lule në formën e zemrës e cila ka qindra vjet që është zhdukur. Kjo lule vlerësohej për aftësinë e saj kontraceptive.
4. Paqja
Simboli i paqes është një nga simbolet më ndjellëse të shoqërisë sonë, edhe pse ai është përdorur për disa vjet nga grupet hippi. Por jo të gjithë e dinë se krijuesi kishte në mendje një tjetër ide për këtë simbol! Gerald Holton, një grafik dizajner, donte
të protestonte kundër armëve bërthamore në vitin 1958, kështu që dy germat e mbivendosura N dhe D personifikonim çarmatimin bërthamor (nuclear disarmament).
3. “Binari” i berberëve
Në vendin tonë, në Shqipëri, ky simbol është pothuajse i panjohur. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet fjalë për simbolin që tregon vendin e punës së berberëve. Edhe për këtë simbol ekziston një e vërtetë tjetër, ndryshe nga ajo që besohet. Ky binar i vogël me vija përgjithësisht të bardha dhe të kuqe e ka origjinën nga Mesjeta, ishte një simbol që përdorej nga berberët kirurgë: ngjyra e kuqe ishte ajo e gjakut. Mjekët e asaj epoke, konsideroheshin si tepër “fisnikë” nga personat që kishin nevojë të operoheshin, pra detyra e tyre e vërtetë ishte ajo e berberit. Kështu që, në vend që të prisnin flokët dhe të rruanin mjekrën, këta shpesh dilnin vullnetar për t’u hequr dhëmbët njerëzve apo gurët në tëmtha.
2. Këmba e lepurit
Përse këmba e lepurit sjell fat? Shumë e thjeshtë! Mendohej se bëhej fjalë për këmbën e një magjistareje. Qindra vjet më parë, ishte opinion i zakonshëm të menduarit se lepujt ishin shtriga që shfaqeshin me një maskim! Ndaj këmba e lepurit bashkohej me qafën dhe kjo simbolizonte pritjen e fatit të mirë!
1. Vishkulli
Përse njerëzit në dhjetor deri në mesin e këtij muaji e zbukurojnë shtëpinë e tyre me vishkull, si traditë e festave të fundvitit? Në të vërtetë, ky gjest e ka origjinën si simbol i ritualit të tredhjes. Në fakt, një nga etërit e vishkullit është zoti i vikingëve, Baldur, që sipas një miti nordik u vra nga një shigjetë e bërë prej pemës së vishkullit, por që më pas ajo e solli përsëri në jetë. Ndaj vishkulli u “transformua” si një pemë e jetës, sesa e vdekjes derisa nuk prek tokën. Pikërisht për këtë, ne, sot e kësaj dite e puthim vishkullin e varur poshtë drejt tokës.