Thaci: bënë thirrje që dita e flamurit të na motivojë për punë e paqe

Hashim Thaci i është drejtuar qytetarëve, me urim për ditën e flamurit, ai bënë thirrje që kjo ditë të na motivojë për punë e paqe.

Lexoni të plotë postimin e tij në  facebook: 

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nnntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë.
Bashkëkombasve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.
Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./ Gazeta Liria