8 keqkuptimet më të mëdha në Facebook

Mitet në Facebook shfaqen shumë shpesh.

Disa nga mitet si “Facebook do ti shes fotot tuaja”, ose “Facebook do të mbyllet me datën …” etj, janë vetëm disa nga mitet e përfolura.

Shumë histori që shpërndahen rreth rrjetit social Facebook, janë plotësisht të gabuara dhe ne do ju tregojmë përse.

Kjo është lista që lajmi.net e transmeton për ju të 8 keqkuptimeve më të mëdha në Facebook:

1) Ju mund ta gjeni se kush ua ka vizituar profilin tuaj

Kjo mund të jetë pak frikësuese, sepse ndoshta nuk dëshironi që ish i dashuri apo e dashura juaj të shohin se sa shpesh ua keni vizituar profilin.

Por qetësohuni pasi që askush nuk mund ta kuptoj ndonjëherë nëse ua keni vizituar profilin apo jo.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet stafi i rrjetit social Facebook.

2) Mesazhet në Facebook që më janë dërguar nga shokët janë të sigurta për tu klikuar

Nëse ndonjëherë e merrni një mesazh me një link nga një shok, mos e klikoni atë pa qenë të sigurt sepse mund të infektoheni me virus!

“Viruset në rrjetin social Facebook janë shumë të shpeshta, prandaj ju duhet të mësoheni dhe të keni kujdes po aq shumë sa edhe në ueb sajte tjera se çfarë po klikoni”.

3) Përdorimi i Facebook së shpejti do të bëhet me para

“Gati çdo muaj del fillon të qarkulloj ndonjë postim se së shpejti Facebook do të ndaloj së qenit falas dhe do ju detyroj të paguani para për ta përdorur”, shkruan Patkar, personi i cili e ka bërë këtë hulumtim.

Sidoqoftë, Facebook ka dal me një deklarim ku thotë: “Edhe pse mund të ketë ujë në planetin Mars, mos besoni gjithçka që shihni në Internet. Facebook është falas dhe gjithmonë do të jetë”.

4) Facebook i ka fotografitë e mia dhe i shet ato për reklama

Këtu janë dy pjesë të mashtrimit.

E para është që Facebook i kontrollon fotot tuaja dhe i shet ato tek reklamuesit e ndryshëm, gjë që nuk ndodhë.

Dhe pjesa e dytë është që kushtet dhe rregullat e rrjetit social Facebook, e bëjnë të qartë se edhe pse i keni të drejtat autoriale mbi fotografitë tuaja, kompania ka të drejtë ti postoj ato për reklamimin e rrjetit të vet social.

Prandaj, nëse e shihni në New York ndonjë fotografi nga fotot tuaja, Facebook nuk ka nevojë të ju paguaj juve asgjë, pasi që është e shkruar në rregullat të cilat ju i keni pranuar gjatë aktivizimit të llogarisë suaj.

5) Të kopjosh dhe ta postosh një njoftim legal

A keni parë ndonjëherë një shkrim si ky: “Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot, 2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 të Kodit të Pronës Intelektuale, deklaroj se të drejtat e mia janë bashkangjitur te të dhënat e mia personale si shkrime, art, fotografi, tekste, etj, të botuara në profilin tim. Për përdorim të mëtejmë( shpërndarje apo botim) më vëni në dijeni sepse ju duhet miratimi im me shkrim, në çdo kohë”.

Mesazhe të këtij lloji nuk kanë asnjë ndikim pasi që kur ju keni hapur llogarinë tuaj në Facebook, aty ishin disa të drejta dhe kushte të cilat i keni pranuar, dhe të postosh diçka në kohështrirjen tuaj nuk do ta ndryshoj atë.

6) A është e lehtë të heqësh dorë nga Facebook apo është e pamundur të heqësh dorë nga Facebook

Është e vështirë ta fshish llogarinë tuaj të Facebook, por nuk është e pamundur.

Facebook ka një seksion të tërë me informata rreth de-aktivizimit dhe fshirjes së llogarive të Facebook-ut.

Kur ti kërkon nga Facebook ta fshish llogarinë tuaj, kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por duhet të presësh deri në 2 javë derisa të ndodhë përfundimisht.

7) Nëse nuk e përdori rrjetin social Facebook, ata nuk do të dinë asgjë për mua

Pavarësisht se ju nuk e përdorni Facebook-un, ata kanë informata rreth jush.

Pse kështu?

Sepse njerëzit që ti i njeh e që përdorin Facebook, i mundësojnë Facebook-ut të kenë qasja në kontaktet dhe informatat e tyre personale.

Prandaj nëse ata i kanë informatat e tua në kontaktet e tyre, edhe Facebook do ti ketë ato.

8) Facebook ju kërkon një dëshmi të ID-së

Facebook e dëshiron një komunitet me njerëz të vërtetë, dhe jo emra të rrejshëm.

Disa mashtrues të cilët dëshirojnë të vjedhin identitete të njerëzve e përdorin këtë si avantazh për të ua vjedhur juve informatat personale me mesazhe si: “Facebook ju kërkon që ju ta skanoni dhe të na dërgoni një foto valide të ndonjë dokumenti tuaj identifikues. Kjo është për shkaqe sigurie. Nëse nuk na dërgoni një foto të ID-së suaj, Facebook do ta fshijë llogarinë tuaj”.

Prandaj, nëse hasni në mesazhe të këtij lloje, ju injoroni ato ose raportoni ato tek Facebook-u.