8 mënyra si të jemi optimist

Këto mënyra janë disa hapa që mund ti marrësh drejt të jetuarit në anën e ndritshme të jetës plot shpresë.

Të qenit optimist do të thotë të shohësh mirësinë në çdo gjë dhe të mos lejosh stresuesit e vegjël në jetë të ju ndërprenë rrugën drejtë lumturisë. E dimë se nganjëherë duket shumë vështirë të shohësh të mirën në disa situata, por me këto mënyra që do të lexosh këtu në sherohu, të gjesh rrugën do të bëhet e lehtë dhe e natyrshme për ju.

1. Gjej MANTRA-n tuaj
Të kesh një MANTRA është mënyra e parë se si të bëhesh më optimist. MANTRA (nga Hinduizmi dhe Budizmi) do të thotë ‘fjalë apo zë’ që përsëritet për të ndihmuar koncentrimin gjatë meditimit, apo deklaratë që përsëritet shpesh. Pra Mantra është thjeshtë një deklaratë me të cilën jeton. Mund të jetë gjithçka duke filluar nga ajo si “ti je i/e bukur” e deri te “shiko drejtë së ardhmes”. Për të qenë më optimist provo të përsëritësh çdo ditë këtë MANTRA “gjej të mirën”. Me fjalë tjera mundohu të gjesh të mirën në çdo situatë, vend, rrethanë. Kjo Mantra do të jetë përkujtues i vazhdueshëm që gjithmonë të jesh pozitiv. Pas një kohe ju më as që do të keni nevojë t’ia përkujtoni vetës këtë duke përsëritur këtë MANTRA, thjeshtë aftësia për të gjetur të mirën do bëhet pjesë normale e juaj.

2. Dëgjo muzikën e duhur
Është mahnitëse se sa ndryshim mund të bëj muzika e duhur. Nëse fillon ditën me muzikën e duhur, ju mund ta vëni vetën në gjendje optimisti për të qenë pozitiv gjatë gjithë ditës. Unë për vete pëlqej “Radio Protector” nga bandi 65daysofstatic. Cilado këngë apo muzikë që të bënë të lumtur kryen punë dhe është perfekt. Muzika pozitive mund të shndërroj në person më pozitiv.

3. Rretho vetën me njerëz optimist
Gjithmonë duhet të synosh të shoqërohesh dhe rrethohesh me njerëz që të bëjnë person më të mirë. Përndryshe si mund të jesh optimist po që se gjithmonë je i rrethuar me njerëz që t’i humbin gjithë shpresat e ju bëjnë të ndiheni i pashpresë? Duke rrethuar vetën me njerëz optimist edhe ju vetvetiu do të bëheni më pozitiv. Miqtë tuaj janë pjesë kyçe e natyrës tuaj, kështu që është e rëndësishme që ata të jenë njerëz që ju bëjnë të lumtur dhe pozitiv.

4. Kushto vëmendje detajeve
Nuk po flasim për detajet që ju ndihmojnë të arrini sukses në punë. Këto detaje për të cilat po flasim janë gjërat që ju bëjnë ditën të bukur. Çdo ditë duhesh të vëresh gjërat e vogla që ju bëjnë të lumtur. Ndje rrezet e diellit që shndrisin fytyrën tuaj, ha at copë torte që ka ca kohë që mendon ta hash. Gjej ato imtësia që përndryshe çdo ditë i injoron dhe shijoj e kënaqu me to. Të gjitha këto gjëra të vogla janë të mira dhe ju ndihmojnë të shihni anën pozitive çdo ditë.

5. Hap mendjen
Njëra nga mënyrat më të mira e të qenit pozitiv është të kesh mendje të hapur. Nëse je aq i prirë për të qenë e ndier keq, nervoz, në ankth, ti kurrë nuk do arrish të shohësh anën pozitive të gjërave. Duhesh të ulesh e të pastrosh mendjen që ti lejosh të hyjnë gjërat e mira. Vetëm atëherë kur hap mendjen ndaj optimizmit ti do mund të jetosh me një pamje optimisti ndaj të ardhmes tuaj. Ka shumë gjëra të mira në botë dhe e gjitha që na duhet për ti parë dhe shijuar ato është një mendje e hapur.

6. Kërko fijen e art
Gjithmonë shiko anën e mirë të jetës. Pa marr parasysh se në çfarë situate ndodheni aty gjithmonë ke fijen e artë, kërkoje. Mund të jetë e vogël dhe e vështirë për tu gjetur, por është aty. Nëse arrin të shohësh të mirën edhe në ato situatat më të këqija, do mundësoj të shihni se gjërat nuk janë keq aq sa duken të jenë. Dhe më e rëndësishmja është se ato do të përmirësohen. Nëse përqendrohesh të shohësh anën e pozitive të gjërave në vend të atyre negative ju vetvetiu do bëheni më pozitiv dhe optimist.

7. Behu falënderues
Gjej kohë gjatë ditës për të pushu dhe të mendosh për çka je falënderues. A je falënderues për miqtë që ke (shokët dhe shoqet), familjen dhe shëndetin? Mund të jetë çka do. Bëhu falënderues për gjithçka që ke sepse jam i sigurt se secili kemi diçka për çka mund dhe duhet të jemi falënderues. Kjo na shpien të shohim se si çdo situatë ka diçka për çka mund të jemi falënderues. Edhe ato të këqijat janë mësim për tjera hera.

8. Bëj njerëzit të lumtur
Një tjetër mënyrë se si të jesh më optimist është ti bësh tjerët të lumtur. Nuk ka mënyrë më të mirë se si të ndihesh pozitiv për vetveten se sa kur i bënë tjerët të lumtur. Kjo ju vë në gjendje aq të mirë shpirtërore dhe ju kënaq aq shumë sa që ju bënë të kuptoni se çka në të vërtetë do të thotë të jesh i lumtur. Kështu pra dil dhe bëj diçka të mirë për të afërmit, miqtë, e bile edhe ndaj një të panjohurit. Kjo do ta bëjë dikë të lumtur e juve do ju bëjë të ndiheni më optimist dhe pozitiv. Pozitivizmi

Nganjëherë vërtetë duket e vështirë të ndjehemi pozitiv dhe optimist nëse jemi të stresuar dhe ndihemi keq. Optimizmi është diçka më e natyrshme për disa njerëz e jo për disa tjerë por kjo është krejt normale sepse jo të gjithë jemi ndërtuar njëjtë, dhe jo të gjithë kemi pasur përvoja të njëjta gjatë jetës. Po shpresojmë se këto këshilla do ju ndihmojnë të bëni jetë optimisti dhe pozitive. Çka bëni ju të ndiheni më optimist? A janë këto këshilla mënyra të mira për t’u ndierë më optimist?