A do ta anashkalojë Kerry “George Washingtonin” e Kosovës?

Kerry, sipas burimeve të mediave në Kosovë do ti takojë në një takim të përbashkët Jahjagën,Mustafën e Veselin por jo edhe Hashim Thaçin që amerikanët dikur e cilësonin si George Ëashington’i Kosovës.

Ai në vendin tonë do të jetë më 2 dhjetor.

Burime të Koha.net marrin vesh se John Kerry do të zhvillojë një takim të përbashkët dhe të njëkohshëm me kryetaren e vendit Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Ende nuk dihet vendi se ku do të zhvillohet ky takim.

Temat që pritet të trajtohen gjatë këtij takimi janë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, lufta kundër ISIS dhe çështje të tjera me interes rajonal e ndërkombëtar.