A do ta bojkotoj Anton Quni edhe seancën për zgjedhjen e Thaçit?!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni nuk kishte marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Isa Mustafës, kryeministër. Mirëpo si do të veproj sot?

Burime të Gazetës Blic brenda LDK-së kanë thënë se ai u ka premtuar elektoratit të tij, në tubime të ndryshme që nuk do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Thaçit president. Mirëpo, mësohet se ai ka presion të jashtëzakonshëm nga lideri i partisë që të jetë në seancë, në mënyrë që të mos rrezikohet zgjedhja e Thaçit president, dhe prishja e koalicionit./ Gazeta Bli