A do të dështojë Benitez

10-të arsyet pse Benitez mund të dështojë

1. Benitez mbron me çdo kusht sistemin tij edhe nëse ekipi barazon, ai mbetet i gëzuar.

2. Tifozët e Real Madrid-it kanë filluar të lodhen nga konzervatorizmi i tij, Benitez-it i intereson rezultati para lojë atraktive dhe Bernabeu nuk e ndan këtë vizion me të.

3. Benitez dëshiron të arrihet objektivi kryesor e ai është trepikëshi. Talenti nuk i intereson dhe për atë shumë kanë filluar të konsiderojnë se loja e tij është e mërzitshme.

4. Mbrojtja po luan shumë prapa topit dhe loja është bërë e lexueshme, aftësia për të befasuar kundërhstarin është reduktuar.

5. Trajneri aktual i Real Madrid-it ka dështuar në komunikim me lojtarët. Marrëdhëniet janë shumë të ftohta, vetëm në rast të komunikimit profesional gjërat ndryshojnë.

6. Los Blancos nën drejtimin e tij janë të vetëdijshëm që pa qenë 100% të përgatitur nuk mund të luajnë. Siç ishte rasti i Bale dhe James Rodriguez. Madje uellsiani është dashur të presë dy muaj që të paraqitet.

7. Gazetarët dhe opinioni nuk janë bindur asnjëherë që Benitez është trajner i madh.

8 . Për të interesat e klubit janë më të rëndësishme se sa lojtarët qofshin ata emrat më të mëdhenj. Shpeshherë gjatë karrierës ka transferuar lojtarë sipas kërkesave të klubeve ku punoi.

9. Nuk i interesojnë meritat individuale, kështu që Ronaldo nuk mund ta ketë të lehtë me të.

10 . Benitez ka dështuar të lidhet me lojtarët. Pas fitores 1-0 kundër PSG ai i lavdëroi ata në Konferencë për shtyp por në zhveshtore i kritikoi për lojë të plogësht.