A është ky sinjali i ri për partinë e re?! Mimoza, Vjosa dhe Ilir po “festojnë” (Foto) –

Është përfolur në vazhdimësi për një subjekt të ri politik në vendin tonë, mirëpo deri me tash nuk ka asgjë konkrete. Fillimisht ka qenë ish këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani, tash analist, që ka paralajmëruar që një kohë parti të ri, mirëpo duket se nuk po ecën mirë në këtë drejtim.

E kohëve të fundi, spekulimet flasin për një subjekt që do të përbehej nga politikanë të ri e të “pa djallëzuar”, si Mimoza Kusari, Ilir Deda, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, etj.

E para e Gjakovës, aktualisht zv/presidente e AKR-së, Mimoza Kusari ka thënë më shumë se dy herë se nëse AKR-ja nuk fillon shpejt procesin e reformimit të brendshëm, atëherë ajo do të largohet nga ky subjekt politik, shkruan Indeksonline

Këto spekulime janë forcuar dukshëm sonte, pasi që e zonja Kusari-Lila është parë duke festuar (duket një program festiv i Vitit të Ri), me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani dhe deputetin e rebeluar të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.

Në dy fotografitë e postuara në Twitter, ka komentuar zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“Qaty mrapa shpinen po ja u run qeveria”, ka shkruar Selimi, derisa Kusari-Lila ia ka kthyer: Përderisa jeni mbrapa, aty qëndroni, mbrapa.

Se çfarë do të ndodh me “partinë e re”, kjo pritet të shihet në ditët ose muajt në vazhdim.