A ishte aplikimi si “Republikë e Kosovës” arsyeja e dështimit në UNESCO?

Aplikimi në UNESCO nga Kosova, nëpërmjet Shqipërisë, është bërë si Republikë e Kosovës, e jo me fusnotë, sic është rasti me disa organizata tjera. Por, a ishte edhe kjo një nga arsyet që vendi ynë nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtar në këtë agjenci të OKB’së?

Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e UNESCO’s me emrin e saj kushtetues Republika e Kosovës e jo me fusnotë Kosovo* (e cila shpjegon dallimet që ekzistojnë rreth shtetit të Kosovës në BE dhe në bashkësinë ndërkombëtare). Me fusnotë, Kosova megjithatë ia ka dalë të anëtarësohet në disa organizata. Por, në rastin e UNESCO’s, Kosova ka aplikuar si “Republikë”, pra nëpërmjet Shqipërisë. Megjithatë nuk dihet nëse kjo është edhe arsyeja që Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e UNESCO’s.

Pas dështimit në UNESCO, disa analistë dhe partitë opozitare kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë, pasi, sipas tyre Serbia po e shkel marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, për të mos penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata në BE. Deputetja Vjosa Osmani ndërkaq rreth kësaj çështjeje e ka akuzuar Ministrin Hashim Thaçi duke thënë se më 2013, sa ishte Kryeministër, ishte pajtuar të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë që palët mos ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën evropiane por jo edhe në organizata ndërkombëtare siç është UNESCO.

12244175-986608118078777-919340861-n