A jemi duke shkuar rrugës për t’u bërë të gjithë pilot në vend që të jemi shofer, pasi që në 15 vitet ardhshme planifikohen të bëhen makinat fluturuesse?
Ndoshta kjo nuk është e mundur – pasi që ato pritet që të kushtojnë shumë për buxhetin familjarë – por nëse marrim parasysh projektin e Terrafugia dhe të kaluarën shkencore atëherë shumë shpejt pritet që të zhvillohet një makinë e tipit prototip TF – X (një metodë që mund të përdoret), e të cilin pak njerëz mund ta kenë.
Por, kush e di? Nga mesi i viteve 2030, dikush nga të gjithë ne mund të këtë një makinë të këtillë ku të këtë udhëtarë në bord.
Një model i TF-X i bërë me kompjuter mund ta shihni në këtë video.
Komentet në këtë video ndahen në dy kategori: “kjo është jashtëzakonisht cool”, apo “kjo është tmerrësisht e frikshme”.
Për disa shkencëtarë është opsioni nr dy – pasi që ata pasi që janë në moshë i pëlqejnë makinat e zakonshme, kështu që ideja për të vozitur më shpejtësi 300 km në orë në lartësi me një makinë që edhe mund të vozitë vet është pak e frikshme – por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen në qiell të shohim makina fluturuese?
Terrafugia tashmë ka krijuar një aeroplan në rrugë që quhet Terrafugia Transition, e të cilin mund ta shikoni në këtë video:
Nëse TF-X mund të fluturoi , atëherë kjo do të ishte një gjë interesante. Ndoshta gjëja më e vështirë për TF-X është ngritja vertikale nga toka, e që në këtë rast ata planifiojnë një ide të re që mund ta marrin nga një avion luftarak, e të cilën ide ta përdorin për makina civile.
Pa ngritje vertikale atëherë duhet një rrugë, por qëllimi kryesor i makinave fluturuese ashtu sikurse është konceptualizuar tradicionalisht pra të këtë një rrugë për ta.
Teorikisht, TF – X është i aftë që të ngritet vertikalisht, por ju nuk mund të vozisni atë vetëm në teori. Ndoshta do të kemi një prototip të gatshëm që mund të debutoj brenda 10 viteve.