A ka korrupsioni gjini?

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar organizojnë konferencën me titull “A ka Korrupsioni Gjini?”.

Në konferencë do të diskutohet roli i grave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet institucionale në Kosovë, ndërsa pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, institucioneve qeveritare, partive politike, gjyqësorit, prokurorisë, shoqërisë civile dhe mediave.

Çështjet kyçe që do të trajtohen kanë të bëjnë me definicionin dhe të kuptuarit e korrupsionit në Kosovë, diskutimet për implementimin e politikave dhe puna e gjykatave drejt parandalimit të korrupsionit, me theks të veçantë, gratë.

Kjo konferencë vjen si rezultat i ngjarjes që u mbajt gjatë “Javës së Gruas 2015” në mars të këtij viti dhe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.