A mund të ja qëlloni ku dëshiron të pensionohet Ibrahimovic?

Zlatan Ibrahimovic i ka thënë menaxherit të tij, Mino Raiola, se dëshiron të pensionohet në Napoli.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të pensionohet në Napoli, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.
Reprezentuesi suedez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Parc des Princes, dhe pritet të largohet nga klubi gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Por, Raiola ka njoftuar se klienti i tij është i gatshëm të rikthehet në Serie A, për ta mbyllur karrierën te një skuadër e re, Napoli, përcjell “Lajmi.net”.
“Ibrahimovic më ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Napoli, por nuk është pjesë e planit të presidentit De Laurentiis”, deklaroi Raiola për “Radio Crc”./rilindja/