A ndikuan reagimet e Thaçit te vendimi i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave?

Portali “Telegrafi.com”, shkruan se reagimet e ashpra të zëvendëskryeministrit Thaçi për mungesën e vullnetit të BE-së, që t’i jep fund izolimit të qytetarëve të Kosovës, me sa duket kanë arritur efektin e tyre.
 Ky portal shkruan se burime ndërkombëtare i kanë bërë të ditur se raporti i KE-së ishte rikthyer për diskutim në nivelet teknike dhe politike të Bashkimit Evropian gjatë këtyre ditëve.

Kjo mund të jetë një shenjë se përmbajtja fillestare e raportit ka ndryshuar, sepse askush nuk e priste një reagim të tillë nga Prishtina, pasi që janë mësuar që kosovarët thjesht të pajtohem më çfarëdo që BE-ja u servon apo edhe thotë për ta, bënë të ditur ky burim për Telegrafin.

Mirëpo, reagimet e Thaçit, i cili njëherësh është bartës i këtij procesi që disa vite me radhë tregojnë se i ka ardhur fundi pritjeve të Kosovës.

Ai thotë se BE-ja ka dashur të luaj lojë dhe ta zvarris edhe disa muaj liberalizimin, duke i nxjerrë edhe konkluzionet e Këshillit Evropian para raportit, i cili për zyrtarët e shtetit të Kosovës nuk ishte i panjohur.

Serbia ka bërë akuza edhe më të rënda ndaj BE-së, mirëpo këto ditë ka filluar negociatat për anëtarësim, përderisa nënshtrimi i vazhdueshëm i skenës politike kosovare ndaj BE-së, sipas këtij burimi të Telegrafit, ka bërë që BE-ja asnjëherë të mos e kalkulojë efektin e veprimeve të tyre në politiken e brendshme kosovare.

Ai shpreh keqardhje sesi disa përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët ishin në ballë të kërkesave për qëndrime të ashpra nuk e kuptojnë lojën e BE-së dhe tash dalin e bëhen zëdhënës të saj, në një çështje si liberalizimi i vizave, që dihet botërisht në BE që pala kosovare është në anën e drejtë. /Telegrafi.com