A po i bashkohet PDK-së Fatmir Matoshi i AKR-së?

Fatmir Matoshi udhëheqës i degës së AKR-së në komunën e Kamenicës, si dhe nënkryetar i kësaj Komune, i cili është në koalicion lokal me Begzad Sinanin e PDK-së, sot ka lansur një fotografi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherit nën kryetarin e PDK-së dhe pretendentin kryesor për të marrë edhe kreun e kësaj partie Kadri Veseli.

Matoshi e përshkruan fotografinë me këtë koment :

“Me Kryetarin e Parlamentit të Republikes së Kosovës Kadri Veseli, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, për nder të 28 Nëntorit.”

Kur dijmë deklarimet e Kryetares së Komunës së Gjakovës dhe nënkryetres së AKR-së Mimoza Kusari-Lila për subjekt të ri politik jashtë kornizave të AKR-së , atëherë lind pyetja se a ka ndërlidhje kjo foto me atë se cfarë ka deklaruar Mimoza Kusari – Lila?!.
Partia e Behxhet Pacollit, në zgjedhjet e kaluara parlamentare nuk e kaloi pragun për të u përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, dhe që nga atëherë nuk ka përjetuar periudhë të lavdishme./ Gazeta Liria

fatmir matoshi - kadri veseli