AAK: Qeveria Përgjegjëse për Raportin Negativ për Viza

Tetë kriteret e papërmbushura nga Qeveria e Kosovës,të nënvizuara nga Kosmisioni Evropian,në mënyrë që Kosova ta marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave, janë kritere vështirë të realizueshme.

Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që Raportin e Komisionit Evropian për plotësimin e kritereve për liberalizim, ta paraqesë si fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik. Qeveria e Kosovës duhet të japë përgjegjësi se pse i ka ndodhur që nga tetë kriteret e papërmbushura, tri të jenë nga sfera e  korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fakt kriteret e papërmbushura, ka vite që kanë qenë kërkesë dhe rekomandim i Komisionit Evropian, dhe është e mundur që ato, me këtë qeveri,  të përsëritën në pakufi!

AAK, kërkon që Qeveria e Kosovës të marrë përgjegjësinë për kriteret e papërmbushura, t’i gjejë njërëzit përgjegjës dhe ndaj tyre të marrë mase, si dhe t’i shtrohet punës në përmbushjen e obligimeve që ka marrë. Duke filluar nga luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në rradhët e veta fillimisht, e mëpastaj t’i adresojë edhe çështjet tjera, sic është azilkërkimi, menaxhimi i kufijve, lëvizja e lirë e kështu me radhë. Qeveria është fajtore pse populli i Kosovës akoma nuk e ka marrë liberalizimin e vizave e jo Bashkimi Evropian,thuhet në komunikatë./rtk